Aktivitetet Pro Bono
Nga vajza për vajzat: Trajnim për sipërmarrje të qëndrueshme
Një nga misionet tona në Q-Lever është të nxisim ndikim real te të rinjtë, veçanërisht te vajzat dhe gratë e reja që po ndërtojnë rrugën e tyre në botën e sipërmarrjes. Me këtë frymë, ekipi ynë kontribuoi në trajnimin “Biznes i Qëndrueshëm dhe Përputhshmëri Ligjore”, organizuar nga Kallz – Qendra Multifunksionale, në kuadër të Women Startup Competition Albania.
Trajnimi u zhvillua me fokus te sipërmarrëset e reja dhe ofroi njohuri të rëndësishme për ngritjen dhe zhvillimin e një biznesi të qëndrueshëm dhe në përputhje me ligjin. Gjatë aktivitetit, u trajtuan çështje kyçe si:
Zgjedhja e formës më të përshtatshme ligjore për organizimin e biznesit;
Licencimi dhe mbrojtja e pronësisë intelektuale;
Organizimi i sistemit financiar dhe përputhshmëria me legjislacionin tatimor;
Menaxhimi i rreziqeve ligjore, financiare dhe operacionale;
Zbatimi i strategjive ESG (Environmental, Social, Governance) si avantazh konkurrues në tregjet lokale dhe ndërkombëtare.
Ky aktivitet është dëshmi e përkushtimit tonë për të fuqizuar vajzat dhe gratë në rrugëtimin e tyre drejt një sipërmarrjeje të qëndrueshme dhe me ndikim. Ne besojmë se çdo biznes i vogël i drejtuar nga një vajzë sot, mund të jetë një lider i qëndrueshëm i së nesërmes.