Loading...
Him Kolli Street, Santara Building, No. 1, Tirana
Monday - Friday : 09:00 AM - 17:00 PM
+355 69 376 9292

Q - Lever means quality leverage.

Rreth nesh

Le të njihemi me Q-Lever

Mirë se vini në Q-Lever, aty ku biznesi rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe të rinjtë takohen me ekspertizën dhe zhvillimin profesional.

Ne besojmë që nuk ofrojmë thjesht hapësira pune, por ofrojmë akses në një rrjet ekspertësh në shërbime financiare, juridike, HR, dhe IT, duke siguruar që biznesi juaj të marrë një mbështetje gjithëpërfshirëse.

Ne besojmë në sinergjinë ndërmjet firmave, duke nxitur mundësitë për përfitim reciprok. Përveç kësaj, kurset tona profesionale mbi raportimin për zhvillimin e qëndrueshëm, financë, BI dhe gjuhët e programimit fuqizojnë të rinjtë që të jenë një hap para në mjedisin e sotëm konkurrues.

Si anëtarë krenarë të Akademisë GRI deri në vitin 2025, qëndrueshmëria është në zemrën e gjithçkaje që bëjmë. Bashkohuni me ne dhe nxisni potencialin tuaj të plotë në rrugëtimin si sipërmarrës.

Manaxhimi efektiv i kostove dhe burimeve

Rrjet ekspertësh të kualfikuar

Anëtar i Global Reporting Initiative

Projektet

Qëllimi

Cili është qëllimi ynë?

Të bëjmë ndryshime pozitive dhe të qëndrueshme në ekosistemin e biznesit dhe zhvillimit personal të të rinjve

Zhvillim

Personal

Ndryshime

Të qëndrueshme

Ndryshime

Pozitive

Mbështetje

Gjithëpërfshirëse

Misioni

Cili është misioni ynë?

Të ndihmojmë klientët tanë që të realizojnë përmirësime të qënësishme në performancën e tyre financiare, të zhvillojmë praktika që mundësojnë zhvillimin dhe trajnimin e të rinjve dhe të krijojmë rrjetëzim harmonik të aktorëve të biznesit, akademisë dhe të rinjve.

Përmirësime

Financiare

Zhvillim

Praktikash

Trajnime

Profesionale

Rrjetëzim

Harmonik

Vlerat

Vlerat tona

Mbajtja e standardeve të larta të punës dhe infrastrukturës
Ruajtja e standardeve etike
Manaxhimi efektiv i kostove dhe burimeve
Implementimi i praktikave të zhvillimit të qëndrueshëm

Ekipi ynë

Mbi Themeluesit

Fatmir Berdica

Fatmir Berdica është bashkëthemelues i Q-Lever shpk dhe profesionist i lartë në fushën e financës dhe sigurimeve, me mbi 20 vite përvojë drejtuese në sektorin e sigurimeve dhe raportimit financiar.

Aktualisht është Anëtar i Bordit Drejtues në Intersig (Vienna Insurance Group), ku mbulon fusha kyçe si inovacioni, marrja në sigurim (underwriting), financa, investimet, risigurimi dhe menaxhimi i dëmeve, si edhe ndërtimin e strukturave dhe proceseve që rrisin efikasitetin dhe kontrollin.

Në Q-Lever shpk, ai kontribuon në drejtimin strategjik dhe zhvillimin e shërbimeve, duke sjellë përvojën e tij në financë, manaxhim risku, qeverisje dhe ndërtim kapacitetesh për organizata dhe biznese në rritje.

Ai ka një profil të konsoliduar në profesionin kontabël dhe në standardet e raportimit financiar, si Nënkryetar i Institutit të Kontabilistëve të Miratuar (IKM), anëtar i Komisionit të Provimeve Profesionale dhe anëtar i Këshillit Kombëtar të Kontabilitetit. Është i certifikuar si trajner dhe ofrues shërbimi për Forensic Accounting dhe Outsourcing Diploma, sipas programeve profesionale të publikuara nga IKM.

Paralelisht, ai ka përvojë të gjatë në mësimdhënie dhe trajnim, si pedagog i jashtëm në Universitetin e Tiranës, duke kontribuar në zhvillimin e profesionistëve të rinj dhe forcimin e aftësive praktike në kontabilitet dhe financë.

Stafi Profesional

Jetnor Sokoli

Jetnor Sokoli është Administrator i Q-Lever shpk dhe kontabilist i miratuar, me përvojë në kontabilitet, këshillim fiskal dhe mbështetje financiare për biznese vendase dhe të huaja. Ai ka profil të konsoliduar në menaxhimin e marrëdhënieve me klientët dhe administrimin e proceseve operacionale, duke siguruar funksionim të strukturuar, përputhshmëri dhe raportim të rregullt.

Përvoja e tij profesionale përfshin angazhime në firma të njohura si PwC Albania & Kosovo (Senior Associate) dhe Boga & Associates (Associate). Paralelisht, si bashkëthemelues i një zyre kontabiliteti, ai ofron shërbime të kontabilitetit dhe konsulencës së biznesit, si dhe mbështetje për start-up dhe SME në planifikim, përgatitje projektesh dhe orientim drejt mundësive të financimit.

Në Q-Lever, ai kontribuon në standardizimin e proceseve të punës, koordinimin e angazhimeve me klientët dhe mbështetjen e ekipit në ofrimin e shërbimeve profesionale me cilësi të qëndrueshme.

Mbi Themeluesit

Artan Lila

Artan Lila është drejtues teknik i kurseve të trajnimit në Q-Lever, me përvojë të gjatë akademike dhe profesionale në fushën e zhvillimit ekonomik, veçanërisht në ndërthurjen e turizmit me marketingun dhe menaxhimin, si dhe me planifikimin rajonal. Ai është pedagog në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” Elbasan, ku ligjëron, ndër të tjera, lëndë të lidhura me marketingun dhe menaxhimin turistik, si dhe fusha të afërta me zhvillimin ekonomik përmes turizmit.

Në rolin e tij në Q-Lever, ai udhëheq konceptimin dhe standardizimin e përmbajtjeve mësimore, strukturimin e programeve dhe materialeve të trajnimit, me fokus në zgjidhje praktike dhe në lidhjen e njohurive me nevojat reale të tregut.

Përvoja e tij shoqërohet edhe me kontribute akademike në tema me dimension ekonomik dhe social (p.sh. punësimi/papunësia dhe varfëria), si dhe pjesëmarrje në projekte dhe aktivitete kërkimore që lidhen me zhvillimin e qëndrueshëm dhe potencialet e sektorëve ekonomikë.

Stafi Profesional

Ana Preni

Ana Preni është pjesë e ekipit të Q-Lever si konsulente part-time, me profil në Business Informatics dhe fokus në zgjidhje digjitale dhe komunikim. Ajo kontribuon në zhvillimin dhe mirëmbajtjen e faqes së internetit, menaxhimin e përmbajtjes dhe marketingut në rrjetet sociale, si dhe në hartimin e sondazheve, përpunimin e të dhënave dhe mbështetjen e projekteve në fusha si qëndrueshmëria dhe digjitalizimi.

Paralelisht, Ana ka përvojë praktike nga programe dhe internship-e ndërkombëtare (përfshirë një angazhim në Berlin) dhe është e orientuar drejt zhvillimit të vazhdueshëm profesional, me aftësi të mira në programim dhe krijimin e kurseve online.