Loading...
Him Kolli Street, Santara Building, No. 1, Tirana
Monday - Friday : 09:00 AM - 17:00 PM
+355 69 376 9292

Projektet

ConnectIT

ConnectIT

ConnectIT është një projekt i mundësuar dhe mbështetur nga qeveria Gjermane nëpërmjet GIZ Shqipëri, specifikisht programi ProSEED 2.0 në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë. Qëllimi ishte “përdorimi i asistencës teknike të studentëve të IT për dixhitalizimin e disa proceseve të punës së sipërmarrjeve MVM”, i cili mbështetet në një nga objektivat kryesore, krijimi i urave lidhëse dhe forcimi i bashkëpunimit mes universiteteve dhe sektorit privat. SI pjesë e këtij projekti u implementua krijimi i ëebsite të Q-Lever sh.p.k me studentët e Universitetit Metropolitan. Në vijim të këtij bashkëpunimi Q-Lever shpk i ofroi mundësinë e punësimit pranë kompanisë njërit prej anëtarëve të ekipit që u përfshi në këtë projekt.

IN ESG

IN ESG

IN ESG është pjesë e shërbimeve që ofron kompania Q-Lever një anëtare e rrjetit Global Reporting Initiative. Agjensia e Start UP ka zgjedhur projektin tonë fitues dhe do na mbështesë në zhvillimin e platformës për trajnimet online dhe organizimin e konferencës për përfitimet që ka ekosistemi nga implementimi i praktikave të qëndrueshme. Nëpërmjet projektit IN ESG ne synojmë që të rrisin ndërgjegjësimin e të gjithë aktorëve lidhur me implementimin e praktikave të zhvillimit të qëndrueshëm. Synimi jonë është t’i ofrojmë komunitetit të biznesit teknikat dhe mjetet për implementimin dhe raportimin e praktikave të zhvillimit të qëndrueshëm të cilat shkojnë në harmoni me manaxhimin efektiv financiar të biznesit. Po ashtu ne synojmë që të ndërveprojmë me akademinë për nxitjen e kërkimit shkencor dhe shkollat e formimit professional për edukimin dhe nxitjen e praktikave Green. Një component i rëndësishëm është edhe komunikimi me institucionet publike lidhur me përfshirjen e praktikave të qëndrueshme në politikëbërje.

Lexo më shumë