Zhvillim
Mentorim i strukturuar për start-up dhe biznese në fazë të hershme (“small scale”), me fokus rritjen e tyre drejt nivelit “medium scale”. Mbështesim themeluesit dhe ekipet në qartësimin e modelit të biznesit, planifikimin financiar, organizimin e proceseve, përputhshmërinë bazë, menaxhimin e rrezikut dhe përgatitjen për rritje—përmes sesioneve 1:1, zgjidhjeve praktike dhe planit të veprimit me hapa të matshëm.
In Academy
Programe trajnimi dhe zhvillimi profesional, të ndërtuara për të forcuar kompetencat teknike dhe praktike për rritje në karrierë. Kurset tona janë të strukturuara, të orientuara nga tregu dhe të fokusuara në zbatim, në mënyrë që pjesëmarrësit të aplikojnë menjëherë atë që mësojnë.
Paketa jonë e trajnimeve është e diferencuar varësisht ekperiencës që kanë pjesëmarrësit dhe është kryesisht e fokusuar në fushat e mëposhtme:
Standardet e raportimit dhe manaxhimit financiar
Raportimi për standardet e qëndrusehmërisë dhe GRI
Teknologjia e informacionit dhe zgjidhjet FinTEch
Manaxhimi i riskut
Duke kultivuar krijimin dhe rritjen e një linje talentesh dhe duke trajnuar individët më të rinj ne synojmë të ndërtojmë një forcë punëtore jetike për anëtarët tanë, duke përfshirë klientët dhe ekspertët. Kjo qasje siguron përvetësim dhe zhvillim të qëndrueshëm të talenteve, duke nxitur një fuqi punëtore dinamike dhe të aftë për të ardhmen e komunitetit tonë të ndërlidhur.
Kurset