Loading...
Him Kolli Street, Santara Building, No. 1, Tirana
Monday - Friday : 09:00 AM - 17:00 PM
+355 69 376 9292

Tatimi mbi të ardhurat

Dhjetor 2023

Baza ligjore

Ligji Nr. 29/2023, “Për Tatimin mbi të Ardhurat”

Udhëzimi i Përgjithshëm Nr. 26, datë 8.9.2023 “Për Tatimin mbi të Ardhurat”

Udhëzim Nr. 29, datë 16.11.2023 “Për Transferimin e Çmimit dhe marrëveshjet e çmimit në avancë”

Udhëzime dhe Vendime të Këshillit të Ministrave – në zbatim të Ligjit, në pritje për t’u publikuar

Përkufizim persona

person perkufizim entitet perkufizim

Tatimi mbi të ardhurat personale

tatimi i te ardhurave personale tatimi i te ardhurave personale

Të ardhurat personale të përjashtuara

Të ardhurat nga skema e detyrueshme e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore

Ndihmat ekonomike nga buxhetet publike

Të ardhurat e përjashtuara në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare

Kompensimet financiare për shpronësimet për interesa publike ose shpronësimin e pronës para vitit 1991

Kompensimet financiare të ish-te dënuarve politikë dhe pasardhësve të tyre

Shpërblimet dhe çmimet për arritje në shkencë, sport, kulturë

Bursat e nxënësve dhe të studentëve

Dëmshpërblimet nëpërmjet vendimeve të formës së prerë të gjykatave apo nga kontrata e sigurimit

Të ardhurat nga grantet dhe subvencionet në bujqësi e blegtori

Të ardhurat personale

Të ardhurat janë të tatueshme nëse paguhen në të holla ose në natyrë.

Pagesa në natyrë: vlerësohen me vlerën e tregut (p.sh. çmimi i mallit apo i shërbimit të marra në natyrë duke u referuar çmimeve për produkte të njëjta apo të ngjashme në treg) – jo më pak se kosto - dhe konvertohen në lekë me kursin e ditës së blerjes, krijimit apo pagesës së tyre.

Të ardhura nga punësimi

Qlever

Të ardhura nga punësimi të përjashtuara

  • vlera e ushqimeve të konsumuara, pijet joalkoolike, pajisjet e punës, trajtimi mjekësor dhe përfitimet e tjera të parashikuara
    • në ambientet ku operohet
    • të disponueshme për të gjithë në kushte të ngjashme
    • krijojnë kushte më të mira pune për të punësuarit
  • rimbursimi i shpenzimeve të udhëtimit dhe akomodimit dhe dietat e udhëtimit
    • Autorizim me shkrim për shërbim për nevojat e punës – qëllimi
    • Faturat, bileta, akomodim të lëshuara në emër të shoqërisë
  • kompensimet për punonjësit në rast të sëmundjeve, fatkeqësive apo vështirësive të jetesës
    • përfitimi < 20% i të ardhurave vjetore nga punësimi të punonjësit
  • sigurimi i jetës, shëndetit dhe aksidenteve në punë në shoqëri sigurimi
  • pagat e zyrtarëve të konsullatave, diplomatët, ose të ngjashëm të vendeve të treta dhe organizatave ndërkombëtare
    • në përputhje me konventat apo marreveshjet ndërkombëtare dhe që gëzojnë statusin diplomatik

Tatimi i te ardhurave personale nga punesimi

Qlever

Deklarata mbi statusin personal

Një agjent tatimor i listëpagesës kërkon që çdo punëmarrës të nënshkruajë një deklaratë për statusin personal para pagesës së parë të të ardhurave të tatueshme të punësimit.

Një punëmarrës nuk mund të nënshkruajë deklaratën për statusin personal me më shumë se një agjent tatimor të listëpagesës për të njëjtën periudhë kalendarike mujore.

Tek punëdhënësi ku kalon më shumë kohë apo ka pagën më të lartë?

Nëse punëmarrësi është në marrëdhënie punësimi edhe në punëdhënës të tjerë, këta punëdhënës të tjerë do të aplikojnë shkallën progresive të tatimit dhe nuk do të aplikojnë zbritjet nga baza e tatimit.

Qlever

Listepagesa - sipas ligjit te ri

Qlever

Raste të veçanta – Vendimet e gjykatës

Z. X është larguar nga puna nga punëdhënësi në datën 1 janar 2024.

Ka një vendim të formës së prerë të gjykatës në datën 31 dhjetor 2029.

Vendim 1

[…] Shoqëria X detyrohet të paguajë pagat nga data e largimit nga puna deri në datën e vendimit të gjykatës, përfshirë edhe kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore […]

Punëdhënësi:

  • ndryshon listëpagesat; dhe
  • i llogarit Z. Alfred tatimin mbi pagën për çdo muaj, nga data e largimit deri në datën e vendimit, pavarësisht mënyrës së pagesës që aplikohet, në një shumë të vetme, apo në këste.

Tatimet:

  • gjobat dhe interesat që gjenerohen nga sistemi, hiqen nga administrata tatimore

Vendim 2

[…] Shoqëria X detyrohet të dëmshpërblejë Z. Alfred me shumën 3,000,000 lekë për largimin nga puna […]

Punëdhënësi:

  • Mban tatim në burim 15% mbi shumën e dëmshpërblimit dhe paguan Z. Alfred për 85% të vlerës së dëmshpërblimit
Tatimi mbi të ardhurat nga investimi Tatimi mbi të ardhurat nga biznesi