Loading...
Him Kolli Street, Santara Building, No. 1, Tirana
Monday - Friday : 09:00 AM - 17:00 PM
+355 69 376 9292

In ESG

IN ESG

IN ESG

IN ESG është pjesë e shërbimeve që ofron kompania Q-Lever një anëtare e rrjetit Global Reporting Initiative. Agjensia e Start UP ka zgjedhur projektin tonë fitues dhe do na mbështesë në zhvillimin e platformës për trajnimet online dhe organizimin e konferencës për përfitimet që ka ekosistemi nga implementimi i praktikave të qëndrueshme. Nëpërmjet projektit IN ESG ne synojmë që të rrisin ndërgjegjësimin e të gjithë aktorëve lidhur me implementimin e praktikave të zhvillimit të qëndrueshëm. Synimi jonë është t’i ofrojmë komunitetit të biznesit teknikat dhe mjetet për implementimin dhe raportimin e praktikave të zhvillimit të qëndrueshëm të cilat shkojnë në harmoni me manaxhimin efektiv financiar të biznesit. Po ashtu ne synojmë që të ndërveprojmë me akademinë për nxitjen e kërkimit shkencor dhe shkollat e formimit professional për edukimin dhe nxitjen e praktikave Green. Një component i rëndësishëm është edhe komunikimi me institucionet publike lidhur me përfshirjen e praktikave të qëndrueshme në politikëbërje.

Projekti IN ESG përfshiu një anketë me qëllim mbledhjen e mendimeve dhe përvojave të bizneseve të përgjegjshme mbi implementimin e praktikave të qëndrueshme. Falë kontributit të bizneseve, organizatave jofitimprurëse dhe institucioneve publike, kemi përpunuar dhe analizuar të dhënat e mbledhura. Tani, për të parë përfundimet e marra nga anketa, mund të shkarkoni raportin e plotë më poshtë

Rezultatet e anketës

Përmirësimet në grafikën dhe përmbajtjen e kësaj platforme janë mbështetur financiarisht nga Agjensia e StartUP Albania, në kuadër të projektit IN ESG.